Tre orë paqe pastaj incidente. Protesta e opozitës nisi qetësisht dhe ashtu vijoi deri në orën 19:00 kur mbylli fjalën Sali Berisha.
Në fund të fjalimit të ish-kryeministrit, organizatorët bën thirrje që protestuesit të mblidheshin dhe të shkonin në derën e Kryeministrisë për të ndezur qirinj për Ardit Gjoklajn, Klodian Rashën dhe Lear Kurtin, sipas tyre të vrarë nga pushteti.
Turma u nis me shpejtësi, disa për të ndezur qirinj dhe disa të tjerë hodhën bojë dhe shkelmuan derën e selisë së qeverisë. Policia ndërhyri me shpejtësi pasi u ça kordoni duke shoqëruar një person. Tensioni vazhdoi për disa minuta. Sali Berisha dhe Ilir Meta u larguan nga protesta.