Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar foto krah ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës së një dite më parë në bulevardin përpara Kryeministrisë.
‘Shqipëria u përket të rinjve!’/ Ilir Meta reagon një ditë pas protestës në Bulevard!
Meta tha se së bashku me PD-në, ka firmosur një marrëveshje historike për t’i dhënë shqiptarëve fuqinë për të qenë Zot të vendit të tyre, përmes referendumit.
“Së bashku me PD kemi firmosur një marrëveshje historik për to dhënë shqiptarëve fuqinë për të qenë zot të vendit tonë, referendumin, që u jep shqiptarëve përgjithmonë fuqinë për të qenë Zot të Shqipërisë” – thuhet në postimin e Metës.
Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar edhe më herët ditën e sotme.
“Shqipëria u përket të rinjve!”, shkruan Meta në postimin e parë në Facebook.
Ai e shoqëroi me një foto të tij teksa iu drejtua protestuesve gjatë tubimit.
“Pyetjes aq të ndjerë të udhëheqësve tanë fetarë se kujt do t’ia dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen: Askujt përveç të rinjve dhe të rejave tona”, tha Meta gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.