-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunimi i Doçit, Unioni i Gazetarëve: Akt burracak, kërkojmë drejtësi

Kryesoret

Unioni i Gazetarëve ka bërë thirrje që të vihen me çdo kusht të vihet para drejtësisë dhe të marri ndëshkimin, autori i sulmit ndaj gazetarit Adriatik Doçi.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon dhunën e ushtruar nga një bandit i paidentifikuar, ditën e shtunë në mesditë, pranë banesës së tij në Kamëz të Tiranës, mbi gazetarin investigativ Adriatik Doçi. Goditja fizike, në mënyrë banditeske, mbi gazetarin është një akt i rëndë ndaj gazetarit për shkak të detyrës. UGSH shpreh solidaritetin e menjëhershëm me kolegun dhe e konsideron deklaratën e tij pas ngjarjes si shenjë të kurajos dhe këmbënguljes profesionale, për të mos u dekurajuar apo tërhequr nga misioni i reporterit edhe pas akteve të dhunës dhe risqeve që ofrohen nga bota e errët e krimit shqiptar.

Vlerësojmë deklaratën e parë pas ngjarjes, në të cilën kolegu Doçi pohon: ” Ky sulm s’më pengon, por më inkurajon të raportoj më tej… Akt burracak që nuk më ndalin, do bëj detyrën deri në fund”.

Dhuna fizike mbi gazetarin Adriatik Doçi të Report Tv dhe Shqiptarja.com, përbën një rast tjetër të dhunës fizike mbi reporterë në vend. UGSH kërkon që autoritetet e hetimit të përshpejtojnë procesin hetimor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Të mos humbet kohë në identifikimin e autorir, të zbardhet motivi i këtij akti dhe krejt rrethanat që kanë lidhje me këtë sulm mbi gazetarin.

Autori i sulmit bandit, me çdo kusht të vihet para drejtësisë dhe të marri ndëshkimin e meritueshëm ligjor”, shkruan Unioni i Gazetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit