-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(FOTOT) Majko shtrëngon duart me Këlliçin, Basha nën shoqërinë e…/ Ceremonia që bëri bashkë ‘kundërshtarët’ politikë!

Kryesoret

U zhvillua sot në varrezat e luftës së Komonuelthit te Liqeni Artificial i Tiranës ceremonia përkujtimore për 52 ushtarët britanike të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Ajo që ra në sy ishte prezenca e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili u pa në ceremoni në shoqërinë e krerëve të komuniteteve fetare si dhe të Princ Lekës. Marrëdhëniet e ish-kryedemokratit me Belind Këlliçin, deputeti i cili është rreshtuar krah Rithemelimit të Sali Berishës, u dukën të ftohta. Ato të dy ishin rreshtuar në distancë nga njëri-tjetri dhe jo krah më krah.

Ndërkohë Këlliçi, i cili ka shpallur kandidaturën në primaret e Rithemelimit, u pa teksa shkëmbente një takim të ‘ngrohtë’ me deputetin socialist Pandeli Majko.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorin britanik Alastair King-Smith, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe politikanë shqiptarë nga qeveria dhe nga opozita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit