Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli krasniqi në një intervistë për ka theksuar se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi i publikuar ditë më parë nuk mund të jetë i vërtetë.
Ai thotë se nuk e kupton pse ky plan është bërë publik në këtë kohë, por që thotë se spekulime e taktizime të kësaj natyre ka pasur në vazhdimësi. Mirëpo ai apelon që vëmendja ndërkombëtare duhet të shfrytëzohet maksimalisht.
Sipas tij, Kryeministri edhe presidentja Osmani duhet ta marrin seriozisht këtë situatë dhe të shprehin kërkesën për ta diskutuar në mënyrë që të arrihet te marrëveshja finale me njohje të ndërsjellë.