Protesta e një dite më parë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, është pasqyruar edhe në mediat greke.
Zougla.gr shkruan se mbështetësit e opozitës shqiptare u përleshën me policinë jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, ku dhjetëra mijëra protestues u mblodhën të shtunën për të denoncuar korrupsionin, varfërinë e përhapur dhe një numër në rritje të qytetarëve që ikin nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë.
Manifestation massive contre la flambée du coût de la vie et le gouvernement ce soir dans les rues de Tirana en Albanie #inflation pic.twitter.com/bWeRioE76Q
— Anonyme Citoyen (@AnonymeCitoyen) November 12, 2022
Sipas mediave greke, pasi protestuan në mënyrë paqësore për rreth tre orë, protestuesit çanë kordonin e policisë rreth selisë së qeverisë dhe hodhën bojë të zezë dhe të kuqe. Një protestues u arrestua nga policia.