-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Propozimi franko-gjerman, ish-ambasadori serb: Beogradi të mos e pranojë, ne nuk përfitojmë asgjë

Kryesoret

Milan S. Protiq, ish-ambasador i Beogradit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicër e që me profesion është historian, ka thënë se “Serbia nuk përfiton asgjë nga plani franko-gjerman”.

Gjatë një interviste për Nova.rs, ai ka thënë se është gabim mënyra sesi Serbia flet me Kosovën. Thotë se ka një mënyrë tjetër – “Serbia të flas me BE-në dhe SHBA-në”, duke e injoruar Kosovën.

“Bashkëbisedues i Beogradit nuk duhet të jetë Prishtina, por Bashkimi Evropian. Duhet të jetë në radhë të parë bashkëbiseduesi, dhe së dyti SHBA. Gjithçka që kërkon Serbia mund të merret vetëm nga BE-ja apo SHBA-ja, Prishtina nuk ka çfarë t’i ofrojë Serbisë”, ka thënë ai.

Ish-ambasadori serb teksa ka folur për planin franko-serb, thotë se “s’ka asgjë serioze në të”, sipas tij “Kosovës i sigurohet një njohje ndërkombëtare”.

I sugjeron Beogradit që mos ta pranojë këtë, por njëkohësisht nuk i ka pëlqyer ideja që serbët e Kosovës të largohen nga institucionet.

Protiq ka deklaruar se “serbët kanë pasur pushtet në Kosovë”, ndërsa “tash nuk kanë”, thotë ai.

Në këtë linjë thotë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk është iu siguron asgjë më shumë serbëve.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit