Mediat e huaj kanë publikuar një foto të një gruaje që dyshohet se është përfshirë në shpërthimin e sotëm në Stamboll.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri të ditur sot përmes një njoftimi publik se informacionet e para flasin se në sulm është përfshirë një grua, pra se ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në sulmin terrorist.
“Autorët e këtij sulmi të tmerrshëm do të demaskohen. Le të jetë populli i sigurt se autorët të dënohen. Përpjekjet për të futur në grackë Turqinë dhe për të shkaktuar terror nuk do të kenë sukses sot apo nesër,”- tha Erdogan.