-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama nesër vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, zbardhet axhenda

Kryesoret

Ditën e nesërme pritet të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet me një ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në orën 10:30.

Ndërsa në orën 10:45 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave, dhe do të vijohet më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00.

Fjalën hyrëse në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive do e kenë kryeministrat dhe më pas do të vijohet me diskutimet e hapura për çështjet që pritet të trajtohen.

Ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp do të jetë në orën 13:00 për të mbyllur vizitën dhe më pas në orën 14:10 pritet të vijohet me shkrepjen e fotografive të përbashkëta.

Axhenda e plotë:

E hënë, 14 nëntor 2022 Shkup

10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake

10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)

​11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)

12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave ​

14.10 – Foto e përbashkët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit