Veriu i Mitrovicës sot është zgjuar me disa mesazhe ku bëhet thirrje për rezistencë pas 21 nëntorit, kur edhe nis shqiptimi i gjobave për shoferët që vozisin veturat me targa ilegale.
Grafite të shumta janë parë pranë sheshit kryesor në veri të Mitrovicës. Siç shihet grafitet janë vendosur nga një grup i ashtuquajtur “Brigada Veriore”.
“Nga data 21.11 është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”, shkruan në grafit.
Herën e fundit që ishte vendosur një grafit nga “Brigada Veriore” ishte në fund të gushtit.
“Mos u shqetëso, këtu jemi – Brigada Veriore” dhe “NATO shko në shtëpi! Kjo është Serbi. Brigada e Veriut po rritet dita-ditës”, kishte qenë ky grafiti i vendosur gjatë muajit gusht.