-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alimehmeti i ftuar në ‘5 Pyetjet’: Protesta i arriti pritshmëritë, ishte e të gjithë qytetarëve!

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme, në emisionin ‘5 Pyetjet’ nga gazetari Ilir Babaramo në ‘Report Tv’ ishte i ftuar njëri prej kandidatëve të Partisë Demokratike në Primare për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti.

I pyetur në lidhje me ecurinë e protestës së 12 nëntorit, Alimehmeti tha se protesta i arriti pritshmëritë e saj, si në pjesëmarrje, ashtu edhe në kauzën e saj. Sipas tij, protestat duhet të keqë kushte të qarta.

A e arriti protesta e 12 nëntorit pritshmëritë tuaja?

Protestën ju e patë vetë. E patë edhe mbështetjen se cila ishte. Së dyti, kjo protestë, e cila ishte e dyta e organizuar nga Partia Demokratike, pati një pjesëmarrje masive. Unë pashë një dalje njerëzish në një protestë paqësore, me një pjesëmarrje të madhe edhe të qytetarëve të Tiranës. Kjo sepse në këtë vend ka vështirësi të mëdha, dhe këto vështirësi kanë prekur të gjitha familjet shqiptare.

Sa ju penalizon opozita jo plotësisht e bashkuar? Alimehmeti: Puna jonë ka filluar. Kemi disa muaj kohë për të punuar!

Çfarë arriti kjo protestë?

Unë jam i parimeve që protestat duhet të kenë qëllime të qarta për tu vendosur se deri ku do të arrijmë me këtë protestë. Qëllimi i protestës ishte rritja e ndërgjegjësimit qytetar. Ishte kauza që u paraqit. Unë mendoj se kjo duhet të shkojë drejt paraqitjes së kushtëzimeve. Unë besoj fort të protestat kushtëzuese, pra me kushte të qarta.

Kjo protestë ishte e gjithë popullatës. Por një gjë na prek të gjithëve, që është abuzimi me çmimet. Një litër naftë kushton kudo më lirë. Në Itali për shembull shkon deri në 20-25 për qind më lirë. Çmimet po ashtu janë tepër të larta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit