-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Endrit Shabani në ‘5 Pyetjet’: Qeveria të punojë për qytetarët, jo për oligarkët me të cilët vjen në pushtet!

Kryesoret

I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo në Report Tv ishte edhe kreu i ‘Nismës Thurje’, Endrit Shabani. Teksa nuk dha asnjë koment në lidhje me protestën e opozitës, ai u fokusua më së shumti tek situata ekonomike, përkatësisht tek çmimet stratosferike.

Shabani deklaroi se sistemi që po aplikohet aktualisht në vendin tonë, është një sistem, i cili është nisur nga Berisha fillimisht, për ta vijuar më tej Rama. Sipas Shabanit, zgjidhja është ulja e çmimeve, ose të paktën mbështetja ndaj shtresave më vulnerable, jo duke mbështetur dhe pasuruar më tej oligarkët pranë saj.

Çfarë komenti keni për protestën?

S’kam asnjë koment për protestë, por dua të ndalem tek çmimet që janë shumë të larta, është një sistem taksimi që ka filluar me Berishën dhe u vazhdua me Ramën.

Besoni se ulja e taksave do reflektonte në ulen e çmimit?

Kjo duhet të bëhet duke ulur taksat për atë shtresë të popullsisë që ka më shumë nevojë. Qeveria ndihmon oligarkët dhe ka lënë pa mbështetje qytetarët e thjeshtë. Unë kam parë shifrat që oligarkët e ndërtimit dalin me 20-25 milion euro fitim, ndërkohë biznesi i vogël, vuan dhe aktiviteti mbyllet. Kemi Britaninë për shembull, ku ka pasur krizë, por atje qeveria të ndihmon, të ndihmon familjet që të përballojnë krizën. Po këtu? Këtu ndihmohen oligarkët, qeveria punon për një grup të vogël njerëzish, me të cilët vjen në pushet dhe e mban atë duke ndihmuar këtë shtresë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit