-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa ju penalizon opozita jo plotësisht e bashkuar? Alimehmeti: Puna jonë ka filluar. Kemi disa muaj kohë për të punuar!

Kryesoret

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale, kandidati demokrat, Ilir Alimehmeti, u shpreh se aktualisht kjo forcë politike është një proces primar, për të cilin bëri me dije se është hera e parë që bëhet në Ballkan.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit ‘5 Pyetjet’, Ilir Babaramo, nëse e penalizon fakti që opozita nuk është plotësisht e bashkuar, Alimehmeti tha se, në këtë proces të gjithë anëtarët kanë mundësinë të votojnë dhe së dyti tha se PD ka aleatët e saj.

Alimehmeti i ftuar në ‘5 Pyetjet’: Protesta i arriti pritshmëritë, ishte e të gjithë qytetarëve!

Sipas tij për bashki të ndryshme bëhen diskutime të ndryshme, ndërsa shtoi se ka disa muaj kohë për të punuar në këtë drejtim.

A mendoni se ju penalizon fakti që opozita nuk është plotësisht e bashkuar?

Ne jemi në një proces primar, ku do të zgjedhim kandidatët zyrtarë për bashkitë e vendit dhe nga ky moment fillon puna. Dhe ne shkojmë me një koncept shumë të qartë, për të fituar. Procesi i primareve është hera e parë që bëhen në Ballkan. Së pari të gjitha anëtarët votojnë, janë aty. Së dyti ka parti aleate. Për bashki të ndryshme bëhen diskutime dhe kalkulime të ndryshime. Por ka disa muaj kohë për të punuar në këtë drejtim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit