-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet autorja e masakrës së Stambollit, dyshohet se është kurde

Kryesoret

Policia turke ka arrestuar gruan e cila dyshohet që shkaktoi shpërthimin tragjik ditën e djeshme në Stamboll.

Këtë e njoftoi ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, sipas një postimi të agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu në Twitter.

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 81 të tjerë u plagosën në shpërthimin, për të cilin presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ishte “terrorizëm”.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, fajësoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për sulmin në qendër të Stambollit, i cili vrau të paktën gjashtë persona dhe plagosi më shumë se 80 të tjerë.

Bazuar në përfundimet tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse” për shpërthimin e bombës, tha Soylu, duke njoftuar arrestimin e një personi që dyshohet se vendosi mjetin shpërthyes. Soylou nuk specifikoi gjininë e personit të arrestuar.

“Vlerësimi ynë është se urdhri për shpërthimin është dhënë nga Kobani. Personi që vendosi bombën kaloi në Afrin”, shtoi Soylou, duke bërë të ditur se para arrestimit të personit që dyshohet se kishte lënë bombën, ishin arrestuar edhe 20 persona të tjerë.

Shpërthim në Stamboll/ Arrestohet personi që vendosi bombën,

Faqja turke ODA TV raportoi se një grua me gjatësi rreth 1.65 u pa duke vendosur një çantë në rrugën Istiklal.

Autoritetet po hetojnë rolin e gruas që është kapur duke lënë diçka të dyshimtë në vendin e shpërthimit. Gruaja kishte veshur pantallona kamuflazhi dhe ishte e mbuluar “me kapelë të zezë për të mashtruar siç thoshin”. Sipas ERT, ata besojnë se ajo është vajza e një kurdi të zhdukur në vitin 1990 gjatë operacioneve antiterroriste të ushtrisë turke.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit