Elvis Kola dhe Altin Markgjoka janë arrestuar nga policia e Lezhës këtë të hënë. Ata akuzohen për grabitjen e një banese.
Ata kishin vjedhur para, një orë dhe disa rroba të shtrenjta. Vjedhja ishte bërë teksa i pronari i banesës ishte prezentë dhe ata e kanë kërcënuar me thikë.
“Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve:
A. M., 21 vjeç dhe E. K., 17 vjeç, banues në Zejmen.
Këta 2 shtetas, nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll,” ka njoftuar policia.
Related