-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Polici ul kokën pas vrasjes në Tiranë! Dështon “marifeti” për ta shpëtuar

Kryesoret

Vrasja e Jurgen Dukës nga ish-polici Arbër Sula, pas një sherri të ndodhur në një supermarket në orët e para të mëngjesit të 14 Dhjetorit 2021, ka përplasur dhe prokurorinë me gjykatën.

Prokuroria e Tiranës e kishte dorëzuar dosjen në gjykatë duke akuzuar ish-policin për veprën penale të “vrasjes në kushtet e tronditjes së rëndë psikike”, por kjo vepër penale nuk ka bindur gjykatën e cila ka relatuar se kjo dosje duhet të kalojë për gjykim për veprën penale “vrasje për cilësi të veçanta”.

Togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e prokurorisë për kalim për gjykim të dosjen dhe e kanë rikthyer atë në prokurori që të bëhet rikualifikimi i veprës penale. Togat e zeza po ashtu kanë rrëzuar edhe kërkesën e ish-policit Arbër Sula për t’u gjykuar me procedurë  e gjykimit të shkurtuar. Në rast se Sula do të shpallet fajtor nga gjykata, atij do t’i ulej 1/3 e dënimit.

Ish-agjenti i krimeve me detyrë në Dibër, qëlloi me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin në konfliktin e nisur për radhën e pagesës në një market në rrugën “Irfan Tomini”. Fillimisht Duka mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër.

Arbër Sula ishte në arrati për më shumë se dy muaj. Ai u vetëdorëzua në polici në 1 Mars të këtij viti. Viktima Jurgen Duka ishte një emër i njohur për policinë pasi ishte person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Ndërsa ish-polici ka deklaruar se e ka qëlluar pasi dyshoi se viktima dhe miqtë e tij ishin të armatosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit