-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I futi thikën në kurriz, si nisi sherri? Autori: Kryetarin e qëllova se më hoqi nga puna

Kryesoret

Orgest Xhelili, personi që qëlloi me thikë kryetarin e bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij Gazmend Bullari, do të dalë nesër përpara gjykatës për masën e sigurisë. Autori e pranoi krimin duke deklaruar se pushimi nga puna si inxhinier IT-je në Bashkinë e Divjakës, ka qenë pikënisja e konfliktit.

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur kryebashkiaku të premten po futej për në zyrën e tij. Xhelili i ka dalë para, sipas tij duk e sharë e ofenduar. Sipas dëshmisë së të plagosurve, ata janë përpjekur ta qetësojnë, por në momentin që kryebashkiaku Kokoneshi ka kthyer kurrizin për t’u larguar, Xhelili e ka goditur dy herë me thikë pas shpine, duke e prekur në shpatull dhe brinjë. Shoferi ndërhyri për ta ndaluar, por u plagos edhe ai.

Asnjë nga avokatët e Lushnjes nuk ka pranuar ta përfaqësojnë autorin me arsyetimin se është një krim që nuk ka arsye të mbrohet dhe nuk ka një shkak që të justifikosh një vepër të tillë, plagosjen e rëndë të dy personave. Në këto kushte avokati do të përcaktohet nga shteti. Kokoneshi edhe shoferi i tij janë në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit