Presidenti i SHBA Joe Biden ka premtuar se nuk do të ketë “luftë të re të Ftohtë” me Kinën, pas një takimi pajtues me presidentin kinez Xi Jinping.
Ai tha gjithashtu se nuk besonte se Kina do të pushtonte Tajvanin.
Ky ishte takimi i parë midis dy liderëve të superfuqive që kur Biden mori detyrën.
Në një takim tre-orësh të mbajtur në një hotel luksoz menjëherë pas mbërritjes së Xi, liderët diskutuan një gamë të gjerë temash, përfshirë Tajvanin.
I pretenduar nga Pekini, ishulli i vetëqeverisur numëron SHBA-në si aleate dhe ka qenë gjithmonë një çështje e mprehtë në marrëdhëniet SHBA-Kinë.
“Thelbi i interesave thelbësore të Kinës… dhe vija e parë e kuqe në marrëdhëniet SHBA-Kinë që nuk mund të kapërcehet”, është shprehur presidenti kinez.