-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Është rrugë pa kthim, do e hedhim regjimin në Lanë

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në një deklaratë për mediat për protestën e 12 nëntorit. Ai është shprehur se kjo e është një betejë që s’ka kthim pas dhe se do të vazhdojë deri në përmbysjen e regjimit.

“Sot jam para jush për të shprehur falënderimet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ata qindra mijëra burra, gra, djem dhe vajza nga Tirana, por dhe të katër anët e Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora që me praninë e tyre në protestën më madhështore, më të fuqishme që Tirana ka njohur në tërë historinë e saj, firmosën aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar, inauguruan fillimin e një beteje e cila nuk ndalet më gjer në përmbysjen e sistemit monist.

Ai ishte mesazhi më i shkëlqyer që qytetarët fisnike të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë u dërguan shqiptarëve kudo që janë. Ata u dërguan atyre mesazhin e shpresës, besimit, fitores.

Por njëkohësisht, protestuesit u treguan kancelarive të Europës dhe botës se krahas një shteti të instaluara në Shqipëri, krahas monizmit ekziston edhe një popull i tërë i ngritur në këmbë, për ta hedhur në Lanë, për ta përmbysur këtë regjim,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit