Avokati i Popullit pas monitorimit të protestës së 12 nëntorit në kryeqytet të organizuar nga opozita ka akuzuar policinë se nuk i ka lejuar të kontaktojnë me qytetarin nga Lushnja që u arrestua.
Avokati i Populli shprehet se ka dashur të monitorojë nga afër procesin e shoqërimit të këtij qytetari, por është penguar të kryejnë detyrën e tyre nga dy punonjës të Policisë së Shtetit.
“Përfaqësues të Avokatit të Popullit, me identifikimin përkatës kanë kërkuar të monitorojnë nga afër procesin e shoqërimit të këtij qytetari, por ata janë penguar të kryejnë detyrën e tyre nga dy punonjës të Policisë së Shtetit të identifikuar nga ana jonë.
Avokati i Popullit e dënon dhe e konsideron të papranueshme këtë qasje ndaj institucionit tonë kushtetues, më të rëndësishmit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka nisur hetimin në lidhje me këtë incident” deklaron AP.
Policia tha se personi që u shoqërua, i cili ishte mes atyre që çanë kordonin përpara Kryeministrisë ishte “me probleme të shëndetit mendor dhe i pajisur me thikë”.