Cristiano Ronaldo pas pauzës së kampionateve dhe në nisje të kampionatit Botëror, kur na ndajnë vetëm pak ditë në një intervistë për “The Sun” sulmoi ashpër Manchester United dhe trajnerin Ten Hag.
“Manchester United më tradhtoi, nuk kam fare respekt për Ten Hag, sepse ai nuk tregoi respekt për mua. Klubi u përpoq të më detyronte të largohesha.
Këtë e bëri jo vetëm trajneri, por të gjithë drejtuesit e klubit. U ndjeva i tradhtuar. Ndjej se disa njerëz nuk më duan më tek United, nuk më kanë dashur as sezonin e kaluar.
U bëra “delja e zezë” dhe ata nuk kishin empati edhe kur vajza ime ishte e sëmurë”.
Ronaldo më pas foli për zgjedhjen e tij për t’u rikthyer në United.
“Klubi nuk u përmirësua pasi u largua Fergusoni. Kur vendosa të kthehesha këtu, ndoqa zemrën time. Sir Alex më tha se nuk do të ishte e pranueshme për mua që të shkoja në City.
Dhe Unë i thashë “ok, shef”. Rangnick? Nëse nuk je trajner, si mund të bëhesh trajner i United?
Nuk kisha dëgjuar kurrë për të” tha Ronaldo.