Një makinë ka marrë flakë në autostradën Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit në Panaja.
Policia ka bërë me dije se makina është djegur si pasojë e një defekti teknik. Shoferi ka arritur të shpëtojë pa lëndime.
“Rreth orës 16:20, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit në Panaja, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasen E. D”, thuhet në njoftimin e policisë.