Ministrat e Brendshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Bledi Çuçi dhe Oliver Spasovski, nënshkruan sot dy marrëveshje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin policor dhe me qarkullimin e lehtësuar të shtetasve në dy anët e kufirit.
Në marrëveshje u caktua dhe një “task force” e re e cila parashikon shkëmbin e marrëveshje në mënyrë të shpejt dhe parandalimin e krimit.
Marrëveshja tjetër ka të bëjë me procedurat lehtësuese të lëvizjes në pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Qafë Thanë, e cila është porta kryesore e lëvizjes në të dy anët e kufirit të përbashkët.
Çuçi tha që infrastruktura tashmë është pothuajse e gatshme dhe ky regjim i kontrollit me një ndalesë në të dy anët e kufirit, shumë shpejt do të bëhet realitet.
Ministri u shpreh që në këtë pikë kufitare synohet të arritje niveli i bashkëpunimin që kemi me Republikën e Kosovës, qoftë në numër të shtetasve që do të lëvizin, ashtu edhe të mallrave etj.