Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për autorin e sulmit kundër kryetarit të bashkisë Divjakë dhe shoferit të tij. Orges Xhelili i arrestuar të premten doli sot para gjykatës.
Avokati i tij ka deklaruar se Xhelili është dhunuar nga policia bashkiake. “Dy javë më parë, e denoncoi për veprime arbitrare.
Kryetari i bashkisë po hetohet nga SPAK për veprime arbitrare. Klienti im është dhunuar nga policia bashkiake.
Fredi Kokoneshi dhe Xhelili debatuan, policia bashkiake e mori dhe e futi me forcë në furgon” tha ai.
Në nisje të seancë në gjykata ka qenë i pranishëm edhe babai i autorit. Ai është shprehur se djali më parë ka pasur probleme dhe konflikte me Kokoneshin.
“Kam ardhur të kërkoj të drejtën e djalit tim. Nuk e dinim që kishte probleme deri në këtë pikë. Do të kërkojmë falje” tha ai.
Xhelili, ish-punonjës i bashkisë u konfliktua dhe e goditi me thikë Kokoneshin dhe shoferin e tij, që ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranës.
Qëlloi kryetarin e bashkisë, babai i autorit në gjyq: Kërkoj falje, por dua të drejtën