Banorët në Divjakë janë ngritur në protestë pasi parku është bërë me pagesë dhe firma tentoi për herë të dytë të ngrejë traun për të vjelë të ardhurat nga kjo zonë turistike.
“Të mos futesh i lirë në park?! Ku ka vend tjetër zona jonë. Tarifa për hyrjen në parkun e Divjakës, thonë rendon vizitorët dhe do të ketë efekt negativ në zonën që synon të zhvillojë turizmin. Na lini të marrim frymë” tha një protestuese.
Deputetja demokrate Ilda Dhori akuzoi se “Bashkia Divjakë është bërë njësh me ministrinë. I ka dhënë lejen fshehurazi. Ka miratuar e firmosur për ngritjen e traut”.