Policia ka ndaluar në Qafë-Kashar nipin e deputetit Rrahman Rraja, Ramazan Rrajën. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me një mjet të blinduar në zonë e Qafë Kasharit kur është kapur nga policia.
Rraja ka qenë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur para një viti në Lezhë, ku ai së bashku me dy persona të tjerë kanë hyrë në lokal dhe kanë terrorizuar me armë disa të rinj.
Po ashtu është arrestuar në vitin 2020 në Belgjikë në kuadër të operacionit “ATOS”. Së bashku me 6 persona të tjerë, i riu nga Nikla e Fushë Krujës u arrestua pas hetimeve për trafik droge ku u sekuestruan 232 kilogramë kokainë.