-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Poetja Mimoza Ahmeti dënohet për ndërtim të paligjshëm, Rama: “Mbretëri xhuxhash” ai organ drejtësie me të dobëtit dhe dobësie me të fortët!

Kryesoret

Një dënim me 40 orë punë publike për ndërtim të paligjshëm ndaj poetes Mimoza Ahmeti ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka kritikuar sërish Prokurorinë e Tiranës.

Riparoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, Prokuroria dënon me punë publike për ‘ndërtim pa leje’ poeten Mimoza Ahmeti!

Në postimin e tij Rama me ironi shkruan se pas këngëtarit dënohet edhe poetja për ndërtim pa leje, ndërkohë që në prokurori flenë me dhjetëra dosje denoncimesh të bëra nga autoritetet shtetërore për ndërtime të paligjshme në Tiranë.

https://platform.twitter.com/widgets.js

“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!

Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike! Tamam “mbretëri xhuxhash” ai organ drejtësie me të dobëtit dhe dobësie me të fortët”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit