Kryetari i Partisë së lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat për të folur për projektin e Portit të Durrësit. Sipas Metës porti i Durrësit është një megaferë nga i cili përfiton qeveria e Ramës dhe oligarkët e tij.
Projekti nuk është një projekt strategjik por është thjesht një projekt ndërtimi pallatesh dhe apartamentesh, pasi në fund të të gjithë këtij projekti, rezultojnë të ndërtuara vetëm dy hotele me 800 shtretër dhe një marinë e vogël me 280 vende parkimi.
Do të falen qindra milionë euro taksa, falen 820 mijë metra katrorë me një vlerë edhe kjo qindra milionë euro, është parashikuar edhe fond për shpronësime të tjera dhe e gjithë kjo, do të bëhet për të ndërtuar apartamente.
“Porti i Durrësit do përfundojë si inceneratorët”, Meta: Pinjolli i Kristaqit do dënohet
Përjashtimi nga taksat është një shkelje flagrante e Kushtetutës, pasi trajton në mënyrë të diferencuar bizneset e një kategore, pra në Durrës, kompanitë e ndërtimit të zakonshme do të paguajnë 7% taksë (4% për Taksën e Ndikimit në Infrastrukturë dhe 3% Taksa e Strehimit Social), ndërsa apartamentet e Edi Ramës do të përjashtohen nga kjo taksë…