-sidi education-spot_img
21.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasjet pas protestës, Xhixho: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve

Kryesoret

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestuan para Parlamentit, duke dënuar dhunën dhe shoqërimin e disa protestuesve në komisariat.

Ajo i bëri thirrje autoriteteve të lirojnë të gjithë të ndaluarit dhe të mbajnë përgjegjësi për çdo akt dhune.

“Kur një qeveri nuk u përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo autoritet. Shoqërimet në komisariat dhe dhuna ndaj protestuesve nuk do ta shuajnë revoltën e shqiptarëve ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të ndaluar dhe mbajtjen e përgjegjësisë për çdo akt dhune të ushtruar ndaj tyre. Shqipëria nuk mund të qeveriset me frikë dhe represion”, u shpreh Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit