-sidi education-spot_img
37.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në PPE: Shqipëria ka nevojë për një qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Vjenë, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare, duke e cilësuar vendin në një krizë të thellë demokratike.

Ai u bëri thirrje partnerëve europianë të mbështesin kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, duke argumentuar se vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

“Problemi është si të ringjallim një proces zgjedhor të vdekur. Kjo është me rëndësi themelore për ne dhe jam mirënjohës që raporti dhe rezoluta sugjerojnë një qeveri teknike, në mënyrë që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë si një komb i lirë. Sot në rrugët e Tiranës prej një muaji ndodhen dhjetëra mijëra qytetarë dhe të rinj që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këta janë qytetarë shumë të përgjegjshëm, të orientuar drejt Europës, që kërkojnë të hapin rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit