Polica italiane ka çmontuar një bandë kriminale të trafikimi të kokainës. Sipas mediave vendese banda përbëhej nga italianë dhe shqiptarë
Droga e trafikuar prej 187 kg kokainë do t’i sillte këtij grupi kriminal një fitim tregu mbi 5 milionë euro.
Gjithashtu raportohet se baza e trafikimit ishte qyteti i Savonës, por aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në pjesën veri -perëndimore të Italisë e me klientë në të gjithë territorin e vendit.
Droga e mbërritur në portin e Vado Ligure, ishte fshehur brenda një kontajneri, për ta trafikuar më pas në të gjithë Italinë.
Me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike e të organizimit kriminal, autoritetet italiane të Guardia di Finanzës së Savonës kanë ekzekutuar 4 urdhër ndalimi, 3 nën masë ndalimi me burg e 1 person i katërt nën ndalimin e banimit në territorin savonez.
Gjithashtu raportohet se hetimet nisën që më përkasin viteve 2020.