Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Vlorë. Një automjet tip Benz është përplasur me një Fiat.
Për pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri i mjeti Benz.
“Rreth orës 16:00, në rrugën Vlorë-Kuç, në fshatin Gjorm, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi M. M dhe pasagjeri shtetasi K. M., i automjetit Benz, të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e shtetasit A. Ç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.