Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enekeled Alibeaj i është përgjigjur Ramës pasi, ky i fundit ka akuzuar opozitën se po sulmon një nga projektet më të mëdha në rajon.
Alibeaj e krahason projektin e Portit të Durrësit m aferën e incenaratorëve. Gjithashtu ai akuzon Ramës se po vjedh pasurinë publike duke jua dhuruar miqve të tije.
Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike.
Ua ka vjedhur duke ua bêrë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fré me pasuritë e shqiptarëve









