Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë. Njëri prej tyre, 55 vjeç dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin S. I., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes” mbyllet njoftimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.