-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E vrau për një Rolex, Apeli vendosi përfundimisht për “fatin” e Kristjan Cenës

Kryesoret

Kristjan Cena, i cili vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonajn është lënë në burg nga Apeli i Gjykatës së Kurbinit.

7 vite më parë, Cena vrau me sende të forta adoleshentin për ti vjedhur atij një orë “Rolex” dhe një shumë parash që ky i fundit kishte me vete.

Ngjarja u zbulua pak kohë më parë, kur u gjetën dhe eshtrat e Gjonajt në zonën e Fushë-Kuqes.

Njoftimi i Gjykatës së Kurbinit:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin Nr. 1082-97, datë 13.10.2022 ka vendosur:

-Pranimin pjesërisht të kërkesës, si të bazuar në ligj dhe prova.

-Mosvlerësimin të ligjshëm të ndalimit për personin nën hetim K.C, kryer nga policia, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 i K.Penal.

-Caktimin ndaj personit nën hetim K.C të masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 232/dh dhe 238 të K.Pr.Penale. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim K.C, i cili kërkoi:

-Ndryshimin e vendimit të gjykatës. Lënien në fuqi të kërkesës për deklarimin e paligjshëm të ndalimit nga policia. Mos caktimin e asnjë mase sigurimi personal ose caktimin si masë sigurimi sigurimi personal atë të “Ndalimit të daljes për jashtë shteti”, për nevoja të hetimit të mëtejshëm..

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Irida

Kacerja, me vendimin nr. 997, datë 15.11.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 1082-97, datë 13.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit