-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdhi këtu dhe u bë milioner! Kush është italiani, që SPAK-u e shpalli në kërkim?

Kryesoret

Personi i 11-të që është shpallur në kërkim nga SPAK për inceneratorin e Fierit është italiani Giuseppe Ciaffaglione. Ai akuzohet se është përfshirë në aferën e inceneratorëve. Giuseppe Ciaffaglione është ish-drejtor i administrimit të Landfillit të Sharrës.

Por kush është roli i tij?

Pak kohë më parë, Brisida Shehaj, koordinatore kombëtare e luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë publikoi një faturë fiskale që sipas saj tregon shumë në lidhje me aferën e inceneratorëve, por edhe emrin e italianit.

“Kjo është një faturë që lëshohet për këtë individin që quhet Giuseppe Ciaffaglione. Adresa e zotërisë është Holandë. Edhe pse ky zotëria është me leje qëndrimi në Shqipëri, ky zotëria këtu ka qenë konsulenti i inceneratorit të Fierit, ka qenë administratori i inceneratorit të Tiranës dhe një ndër pronarët e fshehur të inceneratorit të Tiranës.

Dhe kemi këtë kompaninë në Neë Zealand që i dërgon një faturë këtij individi. Po kujt domain i dërgohet? Domaini i parë, M Capital BG. Pra ky zotëria paguan domainet e këtyre kompanive. M Capital BG është kompani e krijuar në Bullgari e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Eva Blushit të cilët kanë marrë miliona euro nga inceneratori i Tiranës me zero punë. Internationaldrax.com, Drax consult.

Kjo është kompania që fitoi kontratën 60 mln dollarë në Zimbabve ku u arrestua një ministër. Kjo kompania e zotëruar nga 1 individ, e hapur në Lugano të Zvicrës, individi quhet Ilir Dedja, i cili ka dhe kompani tjetër që ka marrë miliona Euro para nga inceneratori i Tiranës ka bërë edhe një skemë të vogël që kanë hedhur tashmë Zimbabven në arbitrazh për këtë kontratën. Kjo është kompani e lidhur me këta këtu (i drejtohet emrit Giuseppe Ciaffaglione). Vjen në Shqipëri bëhet miliarder. Është pronar i inceneratorëve ky”, u shpreh Shehaj.

Dalin emrat! Zyrtarët e lartë në kërkim për inceneratorët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit