-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatura 320 mln euro, PD: Rama dha 50% më shumë për rrugën Lekaj–Fier

Kryesoret

Partia Demokratike denoncon tenderin për rrugën Lekaj –Fier. Klevis Balliu akuzoi sot se po vidhen 320 milionë euro.

Sipas tij, segmenti u dha 50% më shtrenjtë se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit. PD, tha më tej ai, do u kërkojë organeve të drejtësisë të nisin hetimet.

“Abuzimit ekzistues me dy segmente të autostradës Milot-Fier, për të cilën janë akorduar 837 milion euro, sikur të mos mjaftonin, i shtohen edhe një treqindshe tjetër.

Kështu segmenti Lekaj-Fier do të rifinancohet me një kosto shtesë prej 320 milion euro.

Në total, të paktën deri tani- sepse nuk mund të përjashtohen që gjatë rrugës kosto të ‘rilindin’, bëhet fjalë për 90 km rrugë dhe 837 milion euro.

Duhet të theksojmë se të dy segmentet e kësaj rruge, të dhëna me koncesion, janë të paktën 40-50% më të shtrenjta se sa është vlerësuar në studimin e fizibilitetit.

Nuk janë këto kostot e vetme për qytetatët shqiptarë, të cilëve 1 km rrugë në fushë u kushton 3-4 fish më shumë se në një vend të BE.

Pas përfundimit të Milot-Fier kjo rrugë do të jetë me pagesë, ashtu si dhe Rruga e Kombit.

Kësisoj qytetarëve shqiptarë u duhet të paguajnë tri herë për të njëjtën rrugë: për kostot e saj, vjedhjet e qeverisë dhe pastaj për të udhëtuar në të.

Këto janë rrugët pa krye të Edi Ramës që kthehen në humnera financiare për takspaguesit shqiptarë” tha Balliu.

Qeveria jep një tjetër rrugë me koncesion dhe garanton trafikun: 2 euro kalimi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit