Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se gjatë viteve 2020-2023 nuk ka bërë asnjë hetim për inceneratorët edhe pse kishte qindra denoncime.
Kreu i PD theksoi se kjo shërbeu si mburojë sipas tij ndaj qeverisë së inkriminuar.
“Për të kuptuar se çfarë mburoje kriminale, se çfarë organizate të strukturuar kriminale përfaqëson Skapi i partisë me Altin Dumanin, shtroni pak pyetjen pse nga viti 2020 gjer në vitin 2023 me gjithëse ishin bërë qindra e qindra denoncime për djegësin Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Ishin publikuar qindra e qindra dokumente ju o mbrojtës të krimit, avoketër të krimeve më të shëmtuara të qeverisë dhe qeverisë nuk bëtë asnjë veprim, asnjë kallëzim.- tha Berisha.
Berisha gjithashtu ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin se vjedh bashkë me Erion Veliajn dhe zbaton urdhrat e Edi Ramës.
Gjatë fjalës së tij në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, lideri i opozitës ngriti edhe pyetjen se ku kanë shkuar 60 milionë eurot e paguara nga mbetjet dhe inertet në landfillin e Sharrës, nga kompanitë ndërtuese.
Ju ftoj sonte të shtroni pyetjen me veten tuaj kur Komisioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjeti se tarifa 29 euro ishte një vjedhje e tmerrshme e qytetarëve të Tiranës sepse asnjë kilogramë mbetje nuk digjej, por depozitohej dhe duhej të ishte tarifa 11 euro.
A mund të na thotë Dumanë dhe Zamanë, janë paratë e tyre apo të shqiptarëve ato që vidhen, apo vjedhin dhe ata me Erion Veliajn.” u shpreh Berisha









