-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e spiunoi? Dokumente dhe foto të shtëpisë! Si u dënua poetja e njohur në Tiranë

Kryesoret

“5pyetjet.al” publikon dosjen e dënimit me 40 orë publike të poetes së njohur Mimoza Ahmeti për shkak të ndërtimit pa leje të një objekti 2 katësh në fshatin Petrelë. Në dosje thuhet se gjithçka ka nisur në 23 shtator të vitit të kaluar kur është njoftuar salla operative në Tiranë se në Petrelë po bëhej një ndërtim pa leje.

Në momentin që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, inspektorët e policisë bashkiake kanë konstatuar ndërtesën dy kate me kolona betoni, e papërfunduar. “5pyetjet.al” publikon edhe foton e godinës. Policia gjyqësore këqyri vendin dhe mbajti procesverbalin më pas mori në pyetje poeten.

Por poetja ka deklaruar se punimet janë kryer në vendin e shtëpisë së saj ekzistuese që u shemb nga tërmeti. Ajo pretendonte se kishte marrë lejen e rindërtimit dhe punimet ishin kryer nga muaji maj i vitit 2021. “Punimet janë kryer në vendin e shtëpisë ekzistuese e cila u shemb nga tërmeti. Kam certifikatë pronësie për pasurinë me sipërfaqe 300 m. Në lidhje me këto punime jam në procedurë për të marrë lejen e rindërtimit dhe punimet janë kryer nga muaji maj i vitit 2021” ka deklaruar ajo.

Por Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Bashkisë Tiranë theksoi se “nga verifikimi i sistemit elektronik e-lejet konstatohet se nuk ka aplikim për leje ndërtimi, rindërtimi apo rikonstruksioni dhe riparimi të ndërtesës së dëmtuar nga fatkeqësia natyrore”. Deklarimet e poetes nuk u morën në konsideratë dhe në fund u dënua me 40 orë pune publike. Ahmeti është rasti i dytë pas këngëtarit Bojken Lako. Kryeministri Edi Rama sulmoi prokurorinë, ndërsa opozita qeverinë.

U dënua nga gjykata, poetja Mimoza Ahmeti: Shtëpinë ma shembi tërmeti

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit