-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misterioze, vritet me 5 plumba koloneli i afërt me Putinin

Kryesoret

Kolonel Vadim Bojko, një person i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, është gjetur i vdekur me armë zjarri.

Ai është qëlluar me 5 plumba.

Koloneli ishte i përfshirë në operacionin e rekrutimit në shkallë të gjerë në Rusi. Ai ishte një zyrtar i lartë në Shkollën e Lartë Detare Makarov në Vladivostok.

Komandanti ka shkuar në punë, ka hyrë në zyrën e tij, por pak më pas kanë rënë pesë të shtëna. Një oficer që dëgjoi të shtënat me armë, nxitoi në vendngjarje por gjeti trupin e Bojkos.

Mediat ruse folën për vetëvrasje, por vdekja e komandantit është një tjetër mister në një sërë incidentesh të ngjashme. Asnjë shënim nuk u gjet në zyrën e kolonelit, por Kremlini pretendon se ai u qëllua pesë herë në gjoks.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit