-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Aferë korruptive”, Sula: Për inceneratorët u kap një ministër dhe një deputet, po për Durrësin?

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar për situatën e krijuar me Portin e Durrësit. Sula është shprehur se situata me inceneratorët nuk duhet të përsëritet.
Ai tha se njësoj si 8 muaj më parë, edhe tani kreu i qeverisë shan e sulmon çdokënd që denoncon Projektin e Portit të Durrësit.
“Projektin që vetëm strategjik nuk është, por fal tokën më strategjike të Durrësit për të ndërtuar disa pallate disa persona që nuk dihen.
Jo vetëm që nuk zhvillohet turizmi, por shqiptarëve u merren edhe disa para për të ndërtuar portin tjetër në Porto Romano. Qartazi, kemi të bëjmë me një aferë të madhe.
Në lidhje me inceneratorët kemi një ministër dhe një deputet në burg, ndërsa sot u lëshuan edhe disa urdhër arreste të tjera. Akoma ska mbaruar… Por gjithsesi, dëmi ekonomik u bë në buxhetin shqiptar dhe sado të arrestuar të ketë, kjo nuk kthehet.
Nëse i shkohet deri në fund edhe aferë së projektit të Portit të Durrësit pas pak kohësh do kemi historinë që përsëritet. Me zyrtarë që arrestohen. Por ne nuk duhet ta lejojmë të ndodh sepse dëmi ekonomik dhe infrastrukturor nuk mund të kthehet te qytetarët e Durrësit,” ka shkruar Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit