Një vjedhje automjeti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kurbin. 35-vjeçari, Agustin Preçi vodhi në zonën e Fushë Milotit vodhi një makinë tip Audi.
Policia arriti ta lokalizonte në fshatin Gorre makinën e vjedhur.
“– Agustin Preçi., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se gjatës natës, në Fushë Milot, ka vjedhur automjetin e një shtetasi, të cilin ky i fundit e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga verifikimet për këtë rast, ka rezultuar se 35-vjeçari ishte përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.
Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Ndjekja”, kanë lokalizuar dhe gjetur në fshatin Gorre, automjetin e vjedhur nga shtetasi A. P,” ka njoftuar policia.