Vetëm gjashtë zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar deri tani nga SPAK lidhur me dosjen e inceneratorit të Fierit. Mes emrave të bujshëm është biznesmeni Arben Dervishaj, numri dy i FSHF-së dhe shoqatës së ndërtuesve.
Ai u prangos pasi firmosi fiktivisht punë të bërë 4 mln euro, kur në fakt në inceneratorin e Fierit nuk ishte kryer. Për konsulencën mori 740 mijë euro, por edhe bileta udhëtimi dhe për ndeshje futbolli në Itali.
E PLOTË/ Skema e Zotos! SPAK: Si i mbushën xhepat Bllako, Koka dhe Dervishaj
Arber Denizi, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani dhe Regan Merdani gjithashtu janë arrestuar. Mes emrave të tjerë në kërkim janë Arjola Kodra, administratore e inceneratorit të Tiranës, i Fierit, Luran Dusha, por edhe Giuseppe Ciaffaglione.
Emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhërarreste:
1-Arber Denizi (i arrestuar)
2-Juri Ymeraj
3-Silvester Dreza
4-Gentian Zifla (i arrestuar)
5-Arjola Kodra
6-Enver Sheshi (i arrestuar)
7-Robert Shabani (i arrestuar)
8-Regan Merdani (i arrestuar)
9-Luran Dusha
10-Arben Dervishaj (i arrestuar)
11-Giuseppe Ciaffaglione
Por a u dekonspirua operacioni i SPAK-ut?
Të arrestuarit janë vetëm gjashtë dhe katër të tjerë janë në kërkim. Në media prej më shumë se 24 orësh po qarkullon lajmi se janë prerë fletëarreste nga SPAK-ut për inceneratorët. A doli lajmi me qëllim? Përgjigjen e jep më mirë hetimi.
Deri tani për aferën e inceneratorëve kanë rënë në pranga ish-zyrtarë të lartë si ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.
Ndaj Kokës janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit. SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.
Mori 740 mijë euro për inceneratorët, e futën brenda! Kush është krahu i djathtë i Dukës?