Policia e Durrësit ka arrestuar Elton Ramçën 28 vjeç dhe Denis Alushin 25 vjeç pasi akuzohen për një serë grabitjesh në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë autorët akuzohen për vjedhje në banesa dhe biznese të ndryshme. Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se dy të rinjtë ishin autorë të një sër vjedhjes të kryera më parë.
“Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Pajisjet”, ka rezultuar se këta shtetas janë autorë dhe të 3 vjedhjeve të të tjera, konkretisht:
•Më datë 10.10.2022, kanë vjedhur në banesën e një shtetaseje, në fshatin Arapaj, Durrës;
•Më datë 12.10.2022, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, në fshatin Qerret, Durrës;
•Më datë 14.10.2022, kanë vjedhur në banesën e një shtetaseje, në lagjen nr.17, Durrës.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.”