Nesër betohen dy deputetët e rinj të PD-së në Kuvend.
Pas Oriela Nebiajt, KQZ njofton se edhe Petrit Doda ka plotësuar formularin e vetë-deklarimit në KQZ duke nisur kështu rrugën drejt parlamentit.
“Ne pergjigje te interesit tuaj, Ju informoj se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorezuan formularin e vete-deklarimit ne KQZ.
Formularet e vete-deklarimit do te publikohen sipas procedurave perkatese ne faqen zyrtare te internetit te KQZ” njofton KQZ.
Oriela Nebiaj do të zërë vendin e Grida Dumës, ndërsa Petrit Doda të Alfred Rrushajt nga lista e PD-së.