-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sejko: Kredia bankare mbetet fluksi më i madh financiar në ekonomi

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë sot në nënshkrimin e partneritetit për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Ai theksoi rëndësinë e kredive për sektorin privat, të cilat kanë njohur rritje të qëndrueshme vitet e fundit, dhe nënvizoi se mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe për krijimin e mundësive të reja punësimi.

“Portofoli i kredisë për sektorin privat ka arritur vlerën e 720 miliardë lekëve dhe ka shënuar një rritje të qëndrueshme rreth 15% gjatë viteve të fundit. Kredia bankare mbetet fluksi më i madh financiar në ekonomi dhe ofron mundësi të shumta për zhvillimin e bizneseve. Sektori bankar duhet të ketë më shumë vëmendje ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe ndaj sektorit të bujqësisë, duke siguruar akses më të lehtë në financim dhe ofruar konsulencë të specializuar për sipërmarrësit. Këto masa nuk ndihmojnë vetëm zhvillimin ekonomik, por edhe krijimin e vendeve të punës dhe mirëqenien sociale në vend,” deklaroi Guvernatori Gent Sejko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit