Në një deklaratë për mediat nënkryetari i PL-së, ka denoncuar koncesionin e rrugës Lekaj-Fier se bëhet fjalë për një zhvatje që po iu bëhet shqiptarëve.
Sipas Vasilit në këtë kohë krize qeveria shtron rrugët me “flori”, për 46 km, do të shpenzohen 320 mln euro, ndërsa aks i ri do të jetë vetëm 3 km e 800 metra.
“Të nderuar qytetarë, Edi Rama dhe Rilindja të pangopur në babëzinë e tyree në kulmin e krizës e të varfërisë së qytetarëvve vazhdojnë me rrugët e tyre prej floriri. Afera më e fundit është pikërisht koncesioni rrugës Lekaj-Fier ku do të shpenzohen 320 milionë euro pa TVSH për të 46 kilometra.
Pra, kosto shkon 7 milionë euro për kilometër. Është skandaloze fakti që të gjithë ju duhet ta dini që vetëm 3.8 kilometra janë gjurmë e re rruge ndërsa e gjithë pjesa tjetër është zgjerime të rrugës aktuale e cila është me dy korsi me sense lëvizje 2×2 (SH4) asfaltuar dhe që klasifikohet e nivelit A dhe siguron lëvizje me 90 kilometra orë.
Rruga, do të jetë me pagesë, pra qytetarët shqiptarë ashtu si tek Rruga e Kombit do t’ju kërkohet përsëri që të paguajnë për të përdorur rrugën, ku automjeti më i vogël do të paguajë 2 euro.
Rruga që nga Miloti e deri në Fier do t’i detyrojë shqiptarët të paguajnë disa herë në ccdo segment e ku në total mund të shkojë deri në 1 mijë lekë të reja.”, tha Vasili.