Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk kishte informacion për shpërthimin në Poloni. Dhe i konsideroi akuzat e bëra ndaj Rusisë si provokim për përshkallëzim të situatës.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti tha se ishin raketat ukrainase që kishin goditur territorin polak.
Por ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se çdo pretendim se Ukraina ishte përgjegjëse ishte një “teori konspirative” ruse dhe se kushdo që e përforcon mesazhin po përhapte “propagandë ruse”.
Sulmi me raketë, Polonia: Është e prodhimit rus, u vranë 2 persona
Gjithashtu ditën e djeshme Vladimir Putini ka sulmuar Perëndimin me akuzat se po përpiqen për të dobësuar Moskën. “Rusia vendosi menjëherë dhe me vendosmëri një pengesë ndaj përpjekjeve për të ndikuar mbi sovranitetin e saj shtetëror”.
Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin, duke përsëritur akuzat ndaj Perëndimit se synon “të dobësojë Rusinë dhe të minojë sovranitetin e saj”. Putin tha se plani i Perëndimit është të shkatërrojë Rusinë.
Sulmi me raketa në Poloni, Biden: Ka gjasa mos të jetë dora e Rusisë