Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev shprehet se sulmi me raketë në territorin polak tregon që Perëndimi po i afrohet një tjetër lufte botërore.
Në një deklaratë në Twitter, Medvedev shkroi se sulmi “i supozuar nga ukrainas” tregon sipas tij se Perëndimi “po bënte një luftë hibride kundër Rusisë” dhe po i afrohej “luftës botërore”.
The incident with the Ukrainian-alleged “missile strike” on a Polish farm proves just one thing: waging a hybrid war against Russia, the West moves closer to the world war.
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) November 16, 2022
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca.
Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s.
Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.