Tre zyrtarë amerikan thanë se raketat që goditën Poloninë u hodhën nga forcat ukrainase.
Zyrtarët folën në kushte anonimiteti, pasi thanë se nuk janë të autorizuar për të diskutuar publikisht për këtë çështje.
Raketat që ranë në fshatin Përzedvodov të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën, lanë të vrarë dy persona.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më herët se nuk ka gjasa që këto raketa të jenë hedhur nga Rusia, por shtoi se hetimet janë duke vazhduar.
Sulmi me raketë, Polonia: Është e prodhimit rus, u vranë 2 persona
Ngjarja shkaktoi reagime të shumta, duke qenë se Polonia është vend anëtar i NATO-s. NATO-ja paralajmëroi për një takim urgjent.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se raketat që ranë në Poloni, u hodhën nga Rusia. Megjithatë, ai nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.